Gatusso kundër Wenger/ Filozofia e re e futbollit, kundër përvojës

Trajneri i Milanit, Gennaro Gatusso, nuk dëshiron të krahasohet me një trajner të madh dhe me përvojë si Arsene Wenger.

Milani do të luajë nesër kundër Arsenalit në Europa League, në kuadër të 1/16-ave të finaleve të këtij kompeticioni.

“Unë nuk po e sfidoj Wengerin. Ai ka fituar aq shumë në karrierën e tij. Ai po menaxhon një skuadër që prej 21 ose 22 viteve. Unë jam ende i ri”, tha Gattuso gjatë konferencës për mediat.

“Do të jetë ndeshje interesante. Filozofia ime e re kundër filozofisë së tij dhe përvojës. Unë nuk mund të krahasohem me të. Krahasuar me Wengerin, unë jam në skuadrën e fëmijëve, sapo ia kam nisur, ndërsa ai është trajner që prej 30 vitesh”, tha në fund italiani.