Marrëveshja e detit, Rama i shkon në zyrë Presidentit Meta

Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Presidencë, në një takim me Ilir Metën.

Mësohet se takimi ka pak minuta që ka nisur.

Takimi vjen në një kohë kur në skenën politike ditët e fundit ka dominuar skandali i përfshirjes në grupin negociator i Artur Meçollarit, i akuzuar nga opozita si spiun i rusëve.

Mësohet se Rama ka mbërritur pak minuta më parë në Presidencë.

Më herët, Presidenti Meta i pyetur gjatë ditës së sotme për këtë çështje ka thënë se sot është dita e mësuesve dhe se do flasë kur të jetë koha e duhur.