Nuk do ta besoni si shfajësohet trajneri i PSG pas eliminimit nga Real Madridi

Trajneri i PSG-së, Unai Emery, thotë se nuk duhet të jenë të zhgënjyer, sepse janë eliminuar nga Real Madridi.

Emery thotë se goli i parë i Real Madridit zvogëloi shanset e tyre për kalim në çerekfinale, edhe pse luajtën dy ndeshje të mira.

Ai po ashtu ka thënë se nuk është zhgënjyese që të eliminohesh nga Real Madridi.

“Goli i tyre zvogëloi mundësitë tona. Është zhgënjim që jemi eliminuar në raundin e dytë, por nuk është zhgënjim, sepse jemi eliminuar nga Real Madrid”, tha Emery pas ndeshjes.