FOTO/ ‘Je plot botoks’, Lori Hoxha shpërthen kundër komentueses!

Trashëgimtaria e Top Channel Lori Hoxha është një nga personazhet me më shumë influencë në rrjete sociale.

Por duket se këtë herë ne një foto të publikuar prej saj është përballur me një komentuese. Sipas ndjekëses së saj Lori ka shumë botoks në fytyrë:

“Fytyra gjithë botoks…Buzët e bëra…Dhe prapë dukesh origjinale në sytë e meshkujve”.

Por mesa duket Lori nuk  e ka pëlqyer këtë koment dhe ka reaguar: “Nuk kam botoks në fytyrë, kështu që mbylle gojën. Jam 24 vjeçe, nuk më duhet!”, - u shpreh Hoxha.