VIDEO/ PSG-Real Madrid, ‘sheikët’ kapitullojnë përballë ‘galaktikëve’

Në “Parc des Princes” u luajt sfida e kthimit e 1/8-ave të finaleve të Champions League mes PSG-së dhe Real Madridit, shkruan SYRI.net.

Ashtu si në Madrid (3-1), edhe në Paris janë madrilenët që fitojnë.

Ronaldo dhe Casemiro shënuan dy golat e fitores së Realit, duke bërë të pavlefshme rrjetën e Cavanit.

2-1 fiton skuadra e Zidane në kryeqytetin francez, teksa kujtojmë që Verrati u ndëshkua me karton të kuq në të 66’.

Kësisoj, me rezultatin e përgjithshëm 5-1 Real Madridi kualifikohet në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.