Skandal/ Gjykata liron personin që dhunoi 2 basketbollistet e Flamurtarit

Gjykata e Përmetit ka lënë të lirë Ardian Çobon, i cili u arrestua pasi dhunoi dy lojtare të ekipit të basketbollit për femra, Flamurtari.

Ndaj Çobos, Gjykata ka vendosur masën e detyrimit për paraqitje.

Ardian Çobo u arrestua dy ditë më parë, pasi pas ndeshjes së basketbollit Përmeti-Flamurtari, ka ushtruar dhunë ndaj dy lojtareve të Flamurtarit, njëra prej të cilave ishte dhe vajza e tij.