Zbulohet një VIDEO e rrallë e Kate Middleton, fallxhorja i parashikoi fatin kur ishte 13 vjeçe

Thuajse të gjithë jemi rritur me histori dashurie të rralla, nga ato që librat e fëmijërisë i sjellin pa kursim, e ku shpesh protagonistët janë një princ dhe një princeshë që martohen dhe jetojnë të lumtur përgjithmonë. Por, nëse diçka e tillë ndodh në realitet, atëherë ka vend për t'u habitur pse jo!

Duket se fati për atë që sot është Dukesha e Kembrixhit dhe një nga femrat më me klas në botë, ka qenë i shkruar qysh herët në dorën e saj. Sipas revistës britanike Hello, që për të parën herë sjell një video ku shfaqet Kate Middleton në moshën 13 vjeçare, e cila interpreton në një shfaqje në shkollë, një fallxhore pjesë e këtij subjekti artistik, bën një profeci dhe i thotë Kate se një ditë ajo do të martohet me një tregtar të pasur, me emrin William.

Kate shfaqet e veshur me një fustan të bardhë, me lule në kokë, dhe duke interpretuar në mënyrë krejt të veçantë.

Shumë vite më vonë, Kate e takoi në realitet princin e saj sharmant dhe të pasur. Historia e tyre e dashurisë lulëzoi në universitetin e St.Andrews, ndërsa në 29 prill të vitit 2011 ata u martuan në Westminster Abbey me plot 26 milion njerëz që e ndoqën nga afër këtë ceremoni martesore, ndërsa më shumë se 300 milion individë të tjerë numërohen si audiencë në rang global.