OKB: Ja kush është prodhuesi më i madh i kanabisit...

Raporti i Bordit Ndërkombëtar të Kontrollit të Narkotikëve të OKB-së, i cili përfshin të dhëna nga qeveritë anembanë botës, tregon se Britania e Madhe për vitin 2016 prodhoi 95 ton kanabis mjekësor dhe kjo përbënë 44.9 për qind të totalit botëror.

Konkurrenti më i afërt është Kanadaja me 80.7 ton, ku rreth 2.1 ton u eksportuan nga Britania e Madhe, duke e bërë përgjegjës për 67.7 për qind të totalit botëror e ndjekur nga Holanda me 16.4 për qind.

Qeveria e Britanisë së Madhe ka refuzuar të lejojë kanabisin mjekësor në vend në bazë të asaj se ajo nuk ka asnjë vlerë terapeutike. Megjithatë, ekziston një ilaç i licencuar me bazë në kanabis, i quajtur Sativex – një ekstrakt kanabisi, i cili përbën një pjesë të konsiderueshme të prodhimit të kanabisit mjekësor Britani të Madhe.

Vlerësimet sugjerojnë se deri në një milion njerëz që përdorin kanabis për qëllime mjekësore janë vënë në rrezik nga blerja e kanabisit në tregun kriminal.