VIDEO/ Dikur shok skuadre, lojtari ‘shpërthen’ në lot pas vdekjes së Astorit

Vdekja e kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori, ka prekur të gjithë, e në veçanti bashkëlojtarët e tij dhe lojtarët që në të kaluarën ka luajtur me të.

Rëndë vdekjen e hershme të tij e ka përjetuar edhe Marko Bakic, lojtar i Belenenseš.

Malazezi që ka qenë pjesë e Fiorentinës dhe ka luajtur së bashku me Astorin, mbrëmë zhvilloi ndeshjen kampionale në Portugali te skuadra e Belenenses ndaj Guimares.

Në momentin e zëvendësimit në minutën e 70’-të, Bakic është larguar me lot në sy nga loja, duke vazhduar të qaj edhe në stolin rezervë.