Kledi Kadiu rrëfen ndryshimet në jetën e tij: Suksesi ecën me vështirësitë e përditshme

Vitet e fundit ai ka qenë një ndër personazhet kryesorë të “Amici”, një spektakël “reality” i famshëm në Itali.

Por përpara “Glamour”-it, ai ishte një refugjat që iku nga Shqipëria. Rrugëtimi i tij nuk ka qenë aspak i lehtë, por pasioni për baletin, e ka ndjekur gjithnjë.

Kështu e nis BBC një artikull të para disa ditëve për balerinin e njohur shqiptar Kledi Kadiu. Pas disa kohësh mungese në mediat shqiptare, ai ishte në një lidhje direkte me “Wake Up”.

Kledi ka treguar sesi ka ndryshuar jeta e tij me lindjen e vajzës dhe shtimin e angazhimeve profesionale.

“Jeta ka ndryshuar 100 për qind, jam shumë i sinqertë për këtë ndryshim në jetë. Më parë e jetoja jetën siç doja unë, ndërsa sot ka ndryshuar. Zgjimi në 6: 30,çojmë vajzën në kopsht, shkoj në shkollë, bëj stërvitje, jam i zënë me mësimet në shkollat e baletit. Kam pasur një projekt me Maria De Filippi, jam rikthyer sërish. Është një emision që më ka dhënë dhe vazhdon të më jap shumë kënaqësi, kontakte me njerëzit, fakti që kthehem më vjen shumë mirë”, tregoi Kledi.

Por gjithë rrëfimin e balerinit e ndërpreu vajza e tij e vogël e cila do largohej për në kopësht dhe nuk mund të ikte pa i marrë babit puthjen e mëngjesit. Gazetarët në studio por edhe gjithë shqiptarët morën një përshëndetje edhe nga bashkëshortja e tij, Charlotte Lazari.