FOTO/ Ana ‘pozitive’ e masakrës në Florida, prekëse çfarë ka ndodhur me këta vëllezër

Jo të gjithë gëzojnë raporte të mira me vëllezrit apo motrat, por kur ndodhë një fatkeqësi, gjërat ndryshojnë plotësisht.

Kjo ju ka ndodhur dy vëllezërve të cilat kanë shpëtuar nga një masakër në Floridë, raporton ntd, transmeton lajmi.net

Mesazhet që janë përcjellur mes vëllezërve në masakrën që ndodhi në shkollë janë bërë hit nëpër rrjetet sociale.

Me 14 shkurt, 18 vjeçari Sam Zeif sapo kishte përfunduar testin e matematikës kur dëgjoi 7-8 gjuajtje me armë nga një ish student i cili kishte hyrë duke hapur zjarr ndaj nxënësve.

Ai tha për Inside Edition se mësuesi u kishte thënë që të qëndrojnë pa zhurmë dhe të fshihen poshtë bankave në klasë. Ai ishte momenti kur mendoi për vëllain e vogël, Mattheë Zeif.

Pas dhjetë minutave qëndrimi fshehur në dysheme, kuptoi se vëllai i tij ishte në katin e tretë. ”Mendova se vëllai im mund të mos jetë mirë, kështu që i shkruajta”, tha Zeif.

‘A je mirë?’ Zeif i kishte shkruar Mattheë.
”Me shpresë. Vetëm ta dish që të dua,” ia kishte kthyer Mattheë.
”Të dua dhe unë,” shkruajti Zeif.

Mattheë ishte nxënësi i fundit që mësuesi kishte arritur ta shpëtojë, ngase ishte vrarë nga plumbat.

Më pas, të dy vëllezrit pasi shpëtuan shkuan në terapi. Ata ishin më të bashkuar se kurrë.