VIDEO/ Policia në ndjekje të dy qenve në autostradë

Në Arizona të Amerikës ndodhi një ndjekje policore, por jo e llojit siç mund ta mendoni.

Dy qenushë ishin duke vrapuar në autostradë në kohën e trafikut të dendur.

Policia dhe zjarrfikësit i ndoqën për rreth një orë, ku njëri prej tyre u kap në autostradë, ndërsa tjetri ia doli të ikë në një parking të shtëpive të lëvizshme, ku u kap nga banorët aty.

Qentë u dërguan në qendrën e kujdesit të kafshëve dhe nëse nuk i gjenden pronarët, do të vendosen për adoptim.