Këshilltari i Angela Merkelit në Prishtinë, kërkon që të votohet Demarkacioni

Jan Hecker, këshilltar për politikë të jashtme i Angela Merkelit, po qëndron në Kosovë. Ai ka nisur takime me udhëheqës të institucioneve. Temë e pashmangshme e bisedave të tij me liderët kosovarë është edhe Demarkacioni, për çka zyrtari i lartë gjerman ka kërkuar që deputetët ta miratojnë.

Hecker ka takuar kryeparlamentarin Veseli. Siç merr vesh Gazeta Express, në takimin e sotëm, të dy zyrtarët, kanë biseduar për zhvillimet aktuale në vend, veçanërisht për marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi.

Nga viti 2015, Hecker ishte Koordinator për politikat e refugjatëve në zyrën e kancelares Merkel, kurse nga tetori i vitit 2017 është emëruar si pasardhës i Christoph Heusgen si Këshilltar i parë i kancelares Merkel. 

Heusgen tani është duke shërbyer si ambasador i Gjermanisë në Kombet e Bashkuara.