Çmenduritë nuk kanë fund, e pabesueshme sa kushton një biletë për të parë PSG-Real Madrid!

Nuk kanë fund çmenduritë për ndeshjen mes PSG-së dhe Realit, e cila do të luhet ditën e sotme në “Parc des Princes”.

Biletat për këtë ndeshje u shitën në mënyrë të menjëhershme në sajtin e klubit, ndërsa ka pasur edhe shitje në treg të zi.

Ka nga ata që kanë dëshmuar se kanë paguar 7.300 euro për të parë nga afër yjet e kontinentit në një përballje, që do të ishte e denjë për finalen e Champions Leagues.