Lojtarët e Realit gjithë natën pa gjumë, ultrasit e PSG-së i terrorizojnë poshtë hotelit

Një grup ultras të Paris Saint-Germainit kanë terrorizuar lojtarët e Real Madridit.

Sipas raportimeve një grup tifozësh rreth 50 persona kanë qëndruar dhe kanë bërë zhurmë pranë hotelit ku ishte akomoduar skuadra e Realit, shkruan SYRI.net.

Fishekzjarre dhe kapsolla janë shkrepur deri në orën 1:30 të mëngjesit të sotëm.

Si pasojë e zhurmave lojtarët “Los Blancos” kanë qëndruar pa gjumë deri në orët e vona të natës.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve dhe policisë për të larguar tifozët.

Kujtojmë që sot në mbrëmje Paris Saint germain pret në ‘Park de Prince” klubin madrilen ndërsa ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 3-1.

/ SYRI.net /