I akuzuar si spiun, Xhaçka mbron Meçollarin në Komisionin e Sigurisë

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, po raporton në Komisionin e Sigurisë mbi pastërtinë e figurës së kapitenit të rangut të parë Artur Meçollari, i cili është pjesë e ekipit negociator me Greqinë. Në nisje të seancës dëgjimore, deputeti demokrat Flamur Noka tha se duhet tu bëjmë transparente shqiptarëve rrethanat që kanë çuar Ministren e Mbrojtjes, Shtabin e Përgjithshëm për të bërë pjesë të grupit negociator një individ të tillë të dyshimtë si Artur Meçollarin. A ka dijeni Ministrja rreth këtyre informacioneve që disponohen dhe që kanë qarkulluar qarkullojnë, a ka pasur dijeni Ministria e Mbriojtjes rreth integritetit të tij të cënuar dhe mbi çfarë rrethana është nisur për të caktuar në një detyrë kaq të lartë një njeri të dyshimtë?

Ministrja e Mbrojtjes duke bërë një panoramë të figurës së kapitenit, tha se ai është një nga ekspertët e paktë që vendi jonë ka në fushën e së drejtës së detit.

Ndërkohë ajo shtoi se largimi i tij nga Forcat e Armatosura në 2012 ishte i padrejtë.

Vendi ynë ka pak ekspertë të spikatur në fushën e së drejtës së detit, një ndër ta edhe Meçollari. Artur Meçollari është larguar padrejtësisht nga detyra në 2012 sepse nuk pranoi të firmoste për heqjen e disa bazave detare nga plani i përhapjes, nuk pranoi t'ua jepte miqve të doktorit kryeministër dhe familjarëve të vet. Sulmi i stisur ndaj Meçollarit në kohën kur shtypi i kohës fliste për megaferën me bazën ushtarake të Bisht Pallës, shitblerjen e pronave në Porto Romano mes familjarëve të Berishës me Damir Fazlliç dhe gjithë sa vijoi i kushtoi shtrenjtë Artur Meçollarit dhe vazhdon ta përndjekë dhe sot. E gjitha ishte thjesht një hakmarrje personale që nuk kishte asgjë të bënte me përmbushjen e detyrave të tij apo me agjenturat në kurriz të sigurisë kombëtare, u shpreh Xhaçka.