E thotë edhe ylli i La Ligas: Messi është nga një planet tjetër

Performanca e Lionel Messit në ndeshjen derbi të La Ligas, që Barcelona e fitoi minimalisht 1:0 ndaj Atletico Madridit, ka bërë që Jose Maria Gimenez t’i jap epitete të ndryshme argjentinasit.

Ylli i Atletico Madridit pas ndeshjes ndaj Barcelonës, ka thënë se Lionel Messi është nga një planet tjetër.

Messi me një gol nga gjuajtja e lirë, ia dhuroi tre pikë Barcelonës.

“Messi është nga një planet tjetër”, tha mbrojtësi nga Uruguai pas ndeshjes.

“Ai shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë. Nuk ka asgjë për të qortuar ekipin tonë”.