Zhvendosja e ambasadës amerikane në Jeruzalem, Trump: Do të hapet në...

Presidenti i SHBA, Donald Trump tha se një vizitë në Izrael është në planet e tij, dhe se do të ketë si qëllim hapjen e ambasadës së SHBA në Jeruzalem, e cila është lënë për në maji.

Vendimi i Trump për të lëvizur bazën diplomatike të SHBA atje ka zemëruar aleatët arabë, por ka forcuar lidhjet me kryeministrin e Izraelit.

Benjamin Netanyahu po lufton për mbijetesën e tij politike në Izrael mes një sërë hetimesh korrupsioni.

Duke hedhur një hije mbi takimin e tij me Trump, u zbulua se ish ndihmësi i Netanyahu Nir Hefetz kishte rënë dakord të dëshmojë kundër kryeministrit dhe të dorëzojë regjistrimet e pretenduara të tij dhe gruas së tij.

Hefetz është një nga të dyshuarit në një rast që përfshin favore për kompaninë më të madhe të Izraelit në telekomunikacion Bezeq.

Netanjahu mohon çdo keqbërje, ndërsa janë mbajtur protesta duke i bërë thirrje atij që të largohet.

/Ariglon Pali/Syri.net/