Shumë çifte ngjajnë me njëri-tjetrin, ja arsyeja

Ju ka ndodhur ndonjëherë të takoni ose të shihni njerëz që ngjajnë aq shumë me njëri-tjetrin aq sa nuk do të hezitonit të thonit se janë motër e vëlla. Në të vërtetë ata mund të jenë gjithçka, por jo motër e vëlla. Po flasim për çiftet, të cilët me kalimin e viteve duket sikur marrin hijen e njëri-tjetrin aq sa të duken të ngjashëm. Ju ftojmë të shiheni tani në pasqyrë dhe të shihni nëse keni ndonjë ngjashmëri me partnerin tuaj. Në qoftë se po, Living ju zbulon përse-në. Në një studim të publikuar në gazetën PLOS Genetics, hulumtuesit studiuan gjenet e 879 çifteve bashkëshorte me origjinë nga Evropa Veriore dhe Perëndimore.

Këta çifte kishin më tepër probabilitet të martoheshin me partnerë me të njëjtën origjinë, që në shkuarën mund të kishin patur lidhje breznie. Një arsye tjetër që çiftet ngjajnë me njëri-tjetrin lidhet me faktorin kohë. duke qenë se çiftet kalojnë kohë me njëri-tjetrin..ata fitojnë të njëjtat shprehi emocionale dhe faciale. Të qeshësh gjatë kohës që sheh një program televiziv, komedi ose të emocionohesh gjatë një filmi dramatik janë shprehi të fituara që nëse bëhen në sinkroni sjellin ngjashmëri mes partnerëve.