Iku Dimri erdhi Pranvera, ja si do të jetë moti sot

Pas një jave acari që solli borë e ngrica, moti mbi Kosovë u përmirësua ditëve të fundit, ndërkohë që sot shënon kulmin e ngritjes së temperaturave.

Siç thonë meteorologët, temperaturat ditën e sotme do të arrijnë në 12 gradë celsius

Madje kjo ‘pranverë’ e parakohshme do të zgjasë gjatë gjithë javës, pasi së paku deri ditën e premtën moti parashihet të jetë në intervale të ngjashme.

Të mërkurën e të enjten temperaturat do të qëndrojnë në 11 gradë, ndërkohë që të premten ato prekin sërish 12 gradë celsius.