Arrestohet tifozi se po masturbohej në stadium gjatë ndeshjes së Bundesligës

Një tifoz gjerman është arrestuar me akuzën se po masturbohej në stadium mes publikut, gjatë një ndeshje kampionati.

Tifozi i Hertha Berlin u filmua teksa shfrynte dufin e tij përpara humbjes së të shtunës, ndaj Schalke, me rezultatin 1-0.

Fotot e tifozit u publikuan në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për një mashkull rreth të 20-ave, në sektorin e miqve, me xhinset e tij të ulura teksa bënte me dorë në publik gjestin e turpshëm.

Më pas ai shihet teksa rrethohet nga një grup stewardësh, ndërkohë që tifozë të tjerë të Hertha Berlin qëndronin pranë tij, të pa shqetësuar.

Tifozi u shoqërua jashtë ambienteve të stadiumit të Schalkes, “Veltins Arena”, dhe më pas raportohet se u arrestua pas rezistencës ndaj policisë.

Tani ai përballet me akuzat për sjellje të turpshme në publik dhe për kundërshtim të forcave të rendit.

Ishte një tifoz i Schalke, me pseudonimin “Se04”, ai që publikoi foton të dielën, shoqëruar me diçiturën: “Kjo ndodhi vërtetë në stadium dje. E pabesueshme”.

Më pas fotot u fshinë, por jo përpara se të shiheshin me mijëra herë. Më vonë ato u shfaqën në të gjitha gazetat dhe mediat elektronike gjermane.