Turi Publikon një FOTO të hershme me Orindën, por kush është manjaku i Don Boskos...!

Orinda Huta dhe Turjan Hyska janë një nga çiftet më të njohura të showbizit dhe së bashku kanë më shumë se 10 vjet lidhje. Verën që lamë pas ata e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë dhe këmbëngulin se duhen si ditën e parë.

Këtë herë Turi ka publikuar në rrjete sociale një foto të vjetër ku shfaqet ai dhe Orinda të përqafuar dhe mjaft të qeshur së bashku me një grup miqsh.

“Kur bën foto pa dashje me manjakun e Don Boskos!”, shkruan Turi në mbishkrimin e kësaj fotografie. Kush është manjaku i Don Boskos...?! Këtë pikëpyetje ndoshta do të duhet ta shpjegojë vetë Turi ndoshta në ndonjë postim tjetër. /SYRI.net/