Formacioni i ri politik nga ish-drejtues të PD/ Ja komenti që ka Sali Berisha...

Sali Berisha, ish-kryeministër, tha se Partia Demokratike ka problematikat e saj dhe uroj që t’i kapërcejë.

“I vetmi njeri që nuk mund të shkelë mbi veten e tij, jam unë. Unë nuk marr asnjëherë vendime në nxitim, por ky është vendimi që e kam mbajtur më gjatë në veten time”, tha Berisha duke iu përgjigjur pyetjeve nëse do të rikthehej në krye të PD-së.

Berisha theksoi se nuk bën asgjë më për karrierë politike, por thjesht për interesin publik.

I pyetur nga gazetari Çim Peka për krijimin e një formacioni të ri politik nga disa drejtues të PD-së ndër vite, Berisha tha se “nuk mund të them asgjë më shumë sesa ajo që kam thënë: e konsideroj jashtëzakonisht të rëndësishme që PD të bashkojë rreth vetes demokratët nga vitet 1990 deri më sot. Në të gjithë vlerësimin tim dy janë rrugët më kryesore për t’u përballur së pari bashkimi i të gjithë demokratëve mbi bazën e kontributeve të tyre dhe së dyti tërheqja e rinisë me vete”.