FOTO/ Aktori i ‘Portokallisë’ më i emocionuar se kurrë performon përpara të birit!

Aktori i njohur i “Portokalli” Marin Orhanasi gjithnjë ka treguar, se sa shumë i përkushtuar është ndaj familjes së tij.

Edhe këtë herë ai ka publikuar në rrjete sociale një video mjaft të bukur, ku ka treguar se pjesë e shfaqjes këtë të dielë si spektator ishte edhe djali i tij.

Në këtë video shohim sesi i biri duartroket dhe po e shijon pafund performancën e babait të tij. Këtë herë Orhanasi ka performuar për spektatorin e tij më të dashur.