Genc Pollo në Syri.net: Nga kanabisi kaluam tek kokaina, duhet të largojmë të keqen për të shpëtuar...

Deputeti demokrat Genc Pollo tha në studion e Syri.net se nga kanabizimi i madh, për të cilën nuk pranohej nga qeveria dhe nga disa diplomatë, po kalohet në një fazë më të rëndë, që është e kërcënuar edhe vetë Europa, trafiku i drogave të forta.

Referuar kapjes së 613 kg kokainë, Pollo shprehu përgëzimet më të mira për agjentët e policisë dhe prokurorët e angazhuar në këtë operacion.

“Por kur flasim për qeverinë shikojmë se ajo bie në kundërshtim me veten e saj. Në fillim falenderohen partnerët ndërkombëtarë, pastaj thuhet se ishte një operacion tërësisht shqiptar. Pse duhet mohuar kjo?

Flitet për peshqit e mëdhenj? Po kush janë ato? Pse nuk u kapën ata që të ccojnë te peshqit e mëdhenj, se shoferi dhe hamalli nuk të ccojnë te peshqit e mëdhenj?

Një qeveri normale duhej të falenderonte opozitën për denoncimet që ka bërë, pasi kanabisi e përfundoi punën e tij dhe kaloi në një drogë më të fortë. Shpresa e vetme për të goditur këtë të keqe është opozita dhe sa më shumë aleatë që të ketë për të larguar këtë të keqe aq më mirë do të jetë, ccdo shqiptar duhet të godasë këtë të keqe, këtë lidhje të qeverisë me krimin e organizuar”, tha Pollo.

Deputeti i PD-së tha se  tre javë më parë gjatë Komitetit të Stabilizim-Asoccimit kishte propozuar që të mos flitej vetëm për kanabisin, por për drogat e rënda.

Pollo tha se problemet e mëdha dhe ankthet e mëdha të vendit duhet të debatohen me seriozitet dhe mundësisht të gjenden edhe zgjidhjet.

“Një nga problemet më të mëdha që kanë sot shqiptarët është varfëria. Ccdo shoqëri ka të varfër, por indikatorët tregojnë se varfëria është rritur këto 4 vjet, përfshi këtu edhe varfërinë e skajshme, dhe shteti duhet të veprojë në ndihmë të tyre”, tha Pollo.

Sipas deputetit të PD-së, nëse nuk zgjidhet linja malinje e krijuar mes strukturave qeveritare dhe krimit të organizuar nuk rregullohen as rrugët, as shkollat, as spitalet, as tregjet për prodhimet e fshatit, as politika e jashtme.