E dhimbshme/ Talenti i Arsenalit fiton 30 mijë euro në javë, mamaja e tij fle në rrugë

Einsli Meitlend-Nils është 20 vjeç, dhe luan si mbrojtës krahu tek Arsenali.

Te “Topçinjtë” e Londrës, ai fiton mbi 30,000 euro në javë. Por, siç raporton britanikja “The Sun”, ai nuk do ta ndihmojë mamanë e tij, edhe pse ajo jeton në rrugë dhe i duhet të durojë temperaturat e ftohta.

Jule Niles tregon se ajo ka tre muaj që jeton në një kontejner të ftohtë pa tapet, dritare apo tualet.

Tre vite më parë gjithçka ishte në rregull. Niles debutoi në moshën 17-vjeçare tek Arsenal dhe atëherë ka falënderuar Zotin dhe mamanë e tij për atë arritje.

Por pas një sherri të saj në qendrën stërvitore të Arsenal me disa punëtorë të klubit, gjërat kanë shkuar për keq.

Ajo ka ndërhyrë më shumë se sa duhet në karrierën e tij, diçka që nuk i pëlqeu lojtarit.