Kapja e 613 kg kokainë/ Deputetët e PD: Xhafaj foli si Tahiri, pse po gënjen...

Deputetët e PD-së reaguan gjatë seancës parlamentare menjëherë pas ministrit të Brendshëm, Fatir Xhafaj, i cili vijoi në këmbënguljen që operacioni për kapjen e 613 kg kokainë është meritë e policisë shqiptare, ndërsa paralajmëroi operacione të tjera të mëdha.

Deputeti Gent Strazimiri tha se duhet sqaruar deklarata e Armatës Kolumbiane, përderisa ministri “tha se është operacion shqiptar”.

Ndërsa Enkelejd Alibeaj tha se ministri Xhafaj ka folur si paraardhësi i tij, Saimir Tahiri.

“Më në fund sot na erdhi në parlament Saimir Tahiri me flokët e bardha të Fatmir Xhafës, Fatmir fol si Fatmir po jo si Sajmir”, tha ai.

Edmond Spaho, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, ia ka drejtuar një pyetje Xhafajt:  “Pse gënjen ministri i Mbrojtjes së Kolumbisë?”

 “Në fakt nëse ka dikush që e pengon integrimin europian të vendit janë ato që e kanë bërë krimin e drogën pjesë të ditës këtu, pjesë të qeverisjes, që i kanë ulur kriminelët në vendimmarjen e qeverisjes. Nuk na vjen fare mirë kur lajmi i doganave nuk është rritje t ë ardhurave, po kapja e sasisë së drogës”, tha Jorida Tabaku në reagimin e saj.