Çudisin tifozët e Barit, kërkojnë vdekjen e mbrojtësit të Atalantës: Përse Astori dhe jo Maisello

Një grup i tifozëve të Barit, me anë të një baneri kanë kërkuar vdekjen e Andrea Masiellos në vend të Davide Astorit.

“Tuttosport” dhe “CalcioNews24” shkruajnë se mbrëmjen e së dielës, pak orë pas vdekjes së Astorit, tifozët e Barit kërkonin vdekjen e mbrojtësit të Atalantës, Masiello.

“Përse Astori dhe jo Masiello”, shkruhej në baner.

Arsyeja për këtë mesazh ishte se, Masiello kishte shënuar qëllimisht autogol në vitin 2011 ndaj Pugliece, duke mbajtur kështu rivalin e Barit, Leccen në Serie A.