Historike, luftanija amerikane në Vietnam

Aeroplanmbajtësja amerikane Carl Vinson bëri një ndalesë historike në Vietnam, në atë që është vizita e parë e një anije të përmasave të tilla që prej përfundimit të luftës në Vietnam.

Aeroplanmbajtësja ankoroi në qytetin port të Danang, ku zbarkuan fillimisht trupat amerikan gjate luftës, çka e kthen atë në një zonë simbolike.

Vizita synon të tregojë thellimin e lidhjeve ushtarake mes dy vendeve. Por sipas analisteve i pashmangshëm është edhe mesazhi që i përcillet Kinës në mes të konfliktit për Detin e Kinës Jugor.

Ky zhvillim vjen ndërsa Kina njoftoi buxhetin ushtarak prej 1.11 milionë juan, një rritje prej 8 përqind krahasuar me vitin e kaluar. Korrespondentet e huaj thonë se edhe pse bashkëpunimi mes SHBA dhe Vietnamit është rritur, ai vazhdon të jetë i kufizuar dhe Vietnami duhet të shqyrtojë me kujdes mesazhin e kësaj vizite.

Kina është De Fakto superfuqia rajonale dhe deri më tani partneri më i rëndësishëm tregtar për Vietnamit. Kështu ky i fundit duhet të shmangë çdo hap që mund të cenojë lidhjet me fqinjin e fuqishëm.