Vëllai i Messit në burg, sulmoi policinë dhe kërcënoi shoferin me armë

Një prokuror i shtetit konfirmoi që policia kishte thënë se Matias Messi rezistoi ndaj arrestimit, teksa u ndalua pas aksidentit gjatë pushimeve të Villa Gesell, të shtunën në mbrëmje. Javier Rivera, 24 vjeç, e kishte akuzuar vëllain e madh të futbollistit argjentinas për kërcënim me një pistoletë, pas një konfrontimi.

Avokati i tij, gjithashtu, mbështeti historinë e tij, duke pretenduar se Matias e kishte fyer dhe sulmuar klientin e tij dhe e kishte shtyrë atë para se të ikte nga vendi i ngjarjes dhe të ndalohej nga policia, raporton Telesport.

35-vjeçari, i cili pretendon se u largua nga skena prej frikës për sigurinë e tij, pasi u sulmua më parë, e kaloi natën e së shtunës në një qeli policore.

Një gjykatës kishte për detyrë të vendoste natën e mbrëmshme nëse do ta lironte, ose vërtetonte vendimin për ta mbajtur atë në paraburgim, megjithëse nuk ishte menjëherë e qartë këtë mëngjes nëse ishte mbajtur një seancë dëgjimore apo dhënë ndonjë vendim.