Vodhën grupet e motorrave, pnagosen dy përsona

Vodhen në garazhin e një qyetetari dy grupe motorrash por kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës. Policia e këtij qyteti ka vënë në pranga dy të rinj me akuzën e vjedhjes. Të arrestuarit janë K. Belaj 20 vjeç dhe E. M 17 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Policia ka kryer arrestimin e tyre pasi gjatë natës në lagjen ''Qeriba Dërri'', në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur në depon e banesës së shtetasit V.E.,  dy grupe motorrash 50 kubik.

Materiale hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Vlorë, ndaj shtetasve të mësipërm për veprën penale ''Vjedhja, e kryer në bashkëpunim''.