FOTO/ Votuesit fundosin të majtën e Renzit, fitojnë të djathtët. Ja renditja e partive

Italianët duket se kanë zgjedhur të fuqizojnë të djathtën dhe të fundosin të majtët.

Në zgjedhjet e zhvilluara ditën e dielë, 4 mars 2018, duket se fitues ka dalë partia Lëvizja  ‘5 Yjet’ e themeluar nga komediani Beppe Grillo dhe e drejtuar tani nga Alessandro Di Battista.

Kjo parti ka marrë 30 për qind të votave të numëruara deri më tani.

Një fitore spektakolare po arrin partia tjetër e djathtë ekstreme. ‘La Lega’ e drejtuar nga Matteo Salvini është drejt fitores si partia e dytë e djathtë më e votuar në Itali me më shumë se 17 për qind të votave.

Partia Demokratike e Matteo Renzit është në rënie dhe ka humbur shumë elektorat. Ajo ka marrë afërsisht 20 për qind të votave të italianëve, të cilët duket se nuk kanë zgjedhur më të majtët për të drejtuar vendin.

Një tjetër fitore po arrin edhe ‘Forza Italia’ e Silvi Berluskonit që ka marrë 15 për qind të votave të qytetarëve të Italisë.

Kështu, në Itali e qendra e djathtës duket se do të formojë qeverinë duke nxjerrë në opozitë të majtët. Partia Demokratike italiane është pasardhëse e Partisë Komuniste Italiane.

Renditja e partive ne Dhomen e Deputeteve
Renditja e partive ne Senat