FOTO/ 'Rudina e pasdites' zhvendoset në 'Portokalli', ja si Top Channel 'shënjeshtron' rivalët
Stafi i ‘Portokalli’ paralajmëroi se këtë sezon do të vinte në skenë personazhe të njohur të ekranit.
Pikërisht Rezart Veleshnja që solli në spektakël sezonin e shkuar dy moderatorë të Tv Klan, Arjan Çanin dhe Ardit Gjebrean, këtë herë i ka ‘dhënë jetë’ Rudina Magjistarit.
Rudina edhe pse është një nga emrat më të dashur të publikut shqiptar nuk i kursen ‘gafat’ në emisionin e saj të pasdites. Thëniet e saj janë bërë virale në rrjetet sociale.
Kjo duket si një mënyrë e mirë që Top Channel të vërë në lojë emisionet e televizioneve rivale.
Fotot e mëposhtme tregojnë personazhin më të ri të 'Portokalli' 'Rudina e pasdites'.