Këngëtari i njohur shqiptar: Këtu kanë vlerë vetëm njerëzit ordinerë dhe k****t që bëhen të…

Këngëtari i njohur, Elton Deda, ka shprehur keqardhjen e tij, për faktin se mediat i kushtojnë shumë pak vëmendje kulturës dhe merren me njerëz pas asnjë vlerë, që bëhen të famshëm pikërisht prej medias.

“Gjithçka ordinere që ndodh, histori seksi ose njerëz pa asnjë lloj vlere, që bëhen të famshëm brenda ditës, lajme pa kurrfarë brendie, servilizma për përkrahje politike, ose futje hundësh nëpër gjëra private të njerëzve…

Këto i bëjnë me shumë qejf dhe zell.

Por askush nuk foli për koncertin e 3 Musketierëve dhe as për koncertin e Albanit, për këtë erë të re që po e gëzon qytetin tonë.

Askujt nga mediat tona nuk i intereson kultura dhe gjërat e mira që me aq mundim i bëjmë.

Kjo është vërtet për të ardhur keq”, shkruan i keqardhur këngëtari i njohur.