FOTO/ Me apo pa fotoshop? Fotoja e fundit e trashëgimtares së Top Channel bëhet objekt debati

Lori Hoxha është një prej personazheve publik e cila shkakton shumë kuriozitet. Fotot e saj në Instagram janë shumë të komentuara dhe me pëlqime të pafundme.

Mirëpo jo të gjitha fotot marrin komente pozitive. Në foton e fundit që ajo ka pstuar nga pushimet e saj, fansat e kanë akuzuar për përdorim fotoshopi.

Komentet negative kanë qenë të shumta, duke i vënë në pah një gropëz të krijuar në këmbët e saj, e cila i ka bërë të besojnë se foto e fundit është produkt i këtij programi.

Nga ana tjetër kishte edhe prej atyre fansave të cilët i kanë dalë në mbrojtje trashëgimtares së Top Channel, ku i komplimentojnë format e bukura. Ju si mendoni?