VIDEO/ E diela plot dashuri e të qeshur e Amit, Ermalit dhe Joelit!

Komediani Ermal Mamaqi ka publikuar një video mjaft të bukur këtë të dielë në të cilën shfaqet në shtëpinë e tij së bashku me Joelin duke luajtur së bashku.

Duket se vogëlushi po kënaqet pafund pa lojërat e të atit, ndërkohë që Ami është duke i xhiruar dhe duke qeshur me ta. Krahas videos në rrjete sociale, Ermali ka shkruar:

“Luani me fëmijët... Palestra me e mirë...”,-përfundon Ermali, i cili tregon shpesh momente të tilla të ëmbla dhe familjare.