613 kg kokainë, kontrollohen 2 kontenierët e tjerë të firmës, pritet sekuestrimi....

Pas kapjesë së një sasie rekord të Kokainës në një kontenier që mbërriti  ne portin e Durrësit kanë dalë sërish detaje ne lidhje me hetimin që po drejton Prokuroria.

Zbardhen detaje të tjera nga kapja e sasisë rekord të kokainës në Maminas. Mësohet se kompania “Arbri Gardem” porositi ne Kolumbi 3 kontenierë me banane. Burimet thanë se 2 kontenierët e tjerë rezultojnë të pastër pas kontrollit.

Ndërkohë Prokuroria ka sekuestruar dokumentet e kompanisë së Arbër Çekajt nga të cilat rezulton se “Arbri­Garden” ka marrë 400 ngarkesa nga Kolumbia dhe Ekuadori që nga fillimi I aktivitetei si bisnes. Mesohet se Organi i hetimit ka rihapur dosjen e vitit 2015, ku kompania u dyshua për përfshirje mnë trafik kokaine. Mësohet se në vitin 2015, në Ekuador është kapur kokainë në kontenirët e kompanisë Arbri­Garden. Por hetimet ngecën në atë kohë në pritje te leterporosise nga Ekuadori.

Nderkohe gjate dites së sotme ka përfunduar edhe kontrolli i dy kontenierve të kësaj firme që kishin ardhur në Durrës me banane dhe që kanë rezultuar të paster. Gjthastu burimet bëjnë të ditur se mund të merret masa e sekuestrimit të Firmes ArbriGarden nga ana e organeve të drejtësisë shqiptare ndërkohë që pronari I kësja kompania vijon të jete ne kerkim.