Prekëse/ Bota e futbollit e shokuar nga vdekja e Astorit

Në moshën 31 vjeçare ka ndërruar jetë kapiteni i Fiorentinas dhe Kombëtares së Italisë, Davide Astori

Ngushëllimet anembanë botës kanë filluar të shprehen për kapitenin e Fiorentinas, Davide Astori, i cili sot ka vdekur në gjumë.

Federata Italiane si shenjë zie ka shtyrë të gjitha ndeshjet e planifikuara të zhvillohen sot.

Ngushëllimet për vdekjen e lojtarit kanë shprehur federata, FIFA, skuadrat italiane, evropiane e shumë lojtarë.

“Pa fjalë. Pusho në paqe Davide Astori”, shkruan Paulo Dybala.

“Pusho në parajsë”, shkruan Kevin Price Boateng.

“Të tronditur nga lajmi tragjik. E gjithë familja e Serie A i shpreh ngushëllime familjes së Davide Astori dhe skuadrës së Fiorentinas. Të gjitha ndeshjet e planifikuara sot janë shtyrë si shenjë zie. Lamtumirë Davide”, thuhet në njoftimin zyrtar të Serie A.

“Të gjithë në Chelsea janë të shokuar dhe mërzitur me vdekjen e kapitenit të Fiorentinas, Davide Astori”, thuhet në ngushëllimin e Chelseat.