Pamja mahnitëse nga Amsterdami/ I ftohti Siberian ngrin...

I ftohti Siberian që ka pushtuar Europën ditët e fundit, vecc problematikave të krijuara dhe numrit të viktimave, duket se ka shkaktuar edhe pamje mahnitëse në disa prej kryeqyteteve europiane.

Kanalet e famshme me ujë në Amsterdam kanë ngrirë, duke i dhënë qytetit një pamje të mahnitshme.

Sipas ‘The Guardian”, për të parën herë pas 6 vitesh, pjesë të ndryshme të kanalit kanë ngrirë në një trashësi kaq të madhe saqë i rezistojnë peshës së njerëzve mbi të.