Ironia e Nard Ndokës/ Parti grupi ‘anti-Basha’? Duhen pesë parti, se janë pesë kryetarë

Nard Ndoka, deputet i opozitës dhe Kryetar i PDK-së, ka ironizuar përmes rrjeteve sociale, kundërshtarët e kreut të PD-së, Lulzim Basha.

 “Grupi “antiBasha”, po tenton të krijojë parti të re, një lajm i ‘mirë’ për të djathtën dhe pluralizmin!

Për fat të keq do të kemi 5-6 parti të reja, sepse anëtarët e “grupit” nuk pranojnë njëri-tjetrin për kryetar!”, shkruan Ndoka

Ja postimi i Ndokës:

Grupi “antiBasha”, po tenton të krijojë parti të re, një lajm i ‘mirë’ për të djathtën dhe pluralizmin!

Për fat të keq do të kemi 5-6 parti të reja, sepse anëtarët e “grupit” nuk pranojnë njëri-tjetrin për kryetar!????