U arrestuan për grabitje e përdhunim/ Flet i ati i Enea Panos: Ja e vërteta, akuzat greke janë shpifje

Në mediat greke është rishfaqur rasti i një grupi prej 5 shqiptarësh, të arrestuar në vitin 2011 për grabitje dhe dhunë seksuale: janë publikuar dëshmive të disa grave që pretendojnë se gjatë grabitjeve nga grupi, janë përdhunuar.

I ati i një prej të akuzuarve, Enea Pano 30 vjeç, thotë për “SYRI.net” se i biri është i pafajshëm dhe është arrestuar padrejtësisht nga policia greke.

Djemtë tanë tani janë në procesin e daljes më leje... A e keni parë ADN që ka ardhur nga mjeku ligjor? Asnjë nga djemtë nuk ka bërë përdhunim. Djali im nuk ka akuza për dhunimin dhe për tre grabitje që u akuzua nuk ka asnjë lloj fakti”.

“Po ju jap tre fakte të pa kundërshtueshme:

- Ne ishim familjarisht në Tiranë dhe djali imë bëmë panoramën e gojës. Ai atë ditë akuzohet për grabitje.

- Mbas dy ditësh ndenji në Patos dhe bëjmë pasaportat. Po atë ditë djali im akuzohet përsëri për vjedhje.

- Në gusht vemi në dasmë në Shqipëri, po përsëri djali akuzohet për vjedhje. Përfundimisht, marrim nga Shqipëria panoramën e gojës e cila është dixhitale dhe e futur në internet, pasaportën që kishim nxjerrë dhe kasetën origjinal të dasmës dhe ja dhamë avokatit. Këtyre ju bë ekzaminimi ligjor dhe dolën të vërtetat: Policia dhe hetuesia greke pa pikë përgjegjësie ndryshuan datën e grabitjeve më qëllim që mos të kombinonin me datat e fakteve tona”, thotë i ati i Enea Panos.

“Në atë vit që është kapur djali im, qeveria e Papandreut ishte në rënie dhe Greqia ishte në prag të një lufte civile. Për shkak të krizës policia i arrestoi për të vërtetuar që ‘ne jemi të fortë’”, shton ai.