Juventusi fiton ndaj Lazios, Dybala mposht Strakoshën në limitin e kohës shtesë

Sulmuesi argjentinas Paulo Dybala i ka siguruar Juventusit fitoren në derbi ndaj Lazios me një gol të shënuar në minutën e 93-të.

Kur mendohej se Lazio ia ndali Juventusit ecurinë prej nëntë fitoreve në Serie A, super Dybala u siguruar që “Zonja e vjetër” ta regjistrojë edhe fitoren e 10-të rresht.

Juventus e kontrolloi ndeshjen duke mbajtur topin në posedim për pjesën më të madhe të saj, por shënoi vetëm në fund dhe atë me goditjen e vetme në portë. Për dallim, Lazio u tregua më e rrezikshme me katër goditje drejt portës, dy prej të cilave në portë, megjithëse e gjithçka i shkoi huq.

Juventus vazhdon të jetë në vendin e dytë në Serie A dhe pas kësaj fitoreje ka 68 pikë, një më pak se lideri Napoli, i cili ka një ndeshje më pak të zhvilluar.