Griezmann tek Barcelona? Ja çfarë thotë Valverde

Ernesto Valverde ka komentuar mundësinë e transferimit të sulmuesit të Atletico Madridit, Antoine Griezmann.

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka komentuar mundësinë e transferimit të sulmuesit të Atletico Madridit, Antoine Griezmann.

Ai ka lavdëruar reprezentuesin francez por nuk e konfirmoi interesimin e klubit katalan për transferimin e tij.

“Griezmann është futbollist i madh dhe është në formë, por luan në një tjetër ekip”, deklaroi Valverde në konferencë për media para ndeshjes me Atletico Madridin, të dielën.

“I takon një skuadre kundërshtare me të cilën do të takohemi të dielën, nuk më duket korrekte të flas për të”, u shpreh ai.