“Unë kam një sëmundje në kokën time që dëshiron të më vrasë”, deklarata tronditëse e këngëtarit të njohur

Këngëtari me famë botërore  Robbie Williams ka folur për betejën  e tij të dhimbshme me shëndetin mendor.

Në një intervistë për The Sun, 44-vjeçari është shprehur: “Unë kam një sëmundje në kokën time që dëshiron të më vrasë.”

Ikona e muzikës pranoi se kishte shkuar afër vdekjes shumë herë dhe e krahasoi jetën e tij ‘rollercoaster’  me atë të të ndjerit George Michael, i cili vdiq në Ditën e Krishtlindjeve 2016.

“Për fat të mirë dhe fatkeqësisht, unë jam i prirur të sabotoj çdo gjë,”-tha ai.

Robbie u shpreh se ndonjëherë lufta e tij me shëndetin mendor e trondit atë dhe herë të tjera ai ka nevojë për atë që të ngjitet në skenë.

Ai gjashtu u shpreh se ka periudha lumturie, që janë të mrekullueshme. Ylli është aktualisht në Australi në turneun e tij Heavy Entertainment Shoë. Ai nisi turneun e tij botëror në Brisbane më 20 shkurt përpara se të nisej për në Melbourne në fund të shkurtit.

Këngëtari i ‘Angels’ zbuloi se mjekët gjetën gjak në trurin e tij, duke e detyruar që të kalonte 7 ditë nën kujdesin mjeksor.

Robbie tha se ka zhvilluar betejë edhe me alkoolin e drogën. Ai fitoi famë në moshën 16 vjeçare, pasi u bashkua me bandën e djemve ‘Take That’ dhe shumë shpejt filloi një jetë të shthurur midis drogës e alkoolit.

Ai ka vuajtur nga ankthi, depresioni, stresi dhe problemet me peshën. Robbie ka dy fëmijë Theodora, pesë vjeç dhe djalin Charlton, tre vjeç, me gruan e martuar prej 7 vitesh, Ayda Field.

Këngëtari më parë ka treguar se bashkëshortja e tij, aktorja Ayda e ka ndihmuar shumë në betejën me drogën.

Ylli pësoi një frikë të tmerrshme shëndetësore në shtator të vitit të kaluar, e cila e detyroi atë të anullonte dy datat e fundit të turneut evropian në shtator, pasi mjekët gjetën ‘anomalitë’ në trurin e tij dhe e dërguan në spital./oranews