Ronaldo bën startin më mirë në një vit kalendarik me Real Madridin

Cristiano Ronaldo ka bërë fillimin e tij më të mirë në një vit kalendarik, që kur arriti te Real Madridi, duke u “rrokullisur” 12 herë në dy muajt e parë të 2018-tës. Forma dhe jetëgjatësia e yllit të Portugalisë u vu në pikëpyetje në fillim të sezonit, të cilin e filloi ngadalë. I penguar nga pezullimi, u desh që 33-vjeçari të presë deri në një shpërthim të 9 dhjetorit, ndaj Sevilla, për të gjetur golin e tij të tretë në La Liga. Që nga pushimet e dimrit, fituesi i “Topit të Artë” në fuqi ka vendosur të kompensojë kohën e humbur dhe ka treguar një formë mbresëlënëse në javët e fundit.

Ronaldo ka shënuar dy, ose më shumë gola në katër nga gjashtë ndeshjet e fundit të La Liga-s, duke përfshirë një “hat-trick” kundër Real Sociedad. Vetëm Levante kanë arritur ta mbajnë sulmuesin portugez të qetë gjatë kësaj periudhe, në të cilën ai ka shënuar 10 gola. Përveç kësaj, dopieta e CR7 kundër PSG-së e ndihmoi Real Madridin në fitoren 3-1 të ndeshjes së parë të 1/8 finale të Champions-it ndaj liderëve të Ligue 1 në Ligën e Kampionëve. Edhe një avantazh aq i pangopur shënimi, sa Ronaldo ka gëzuar rrallë një periudhë kaq të madhe, duke shënuar mesatarisht 1.33 gola për lojë që nga fillimi i janarit 2018. Ky është fillimviti më i mirë ndonjëherë i Ronaldos në “Bernabeu”. Megjithëse ai shënoi më shumë gola në janar dhe shkurt të vitit 2013, ai luajti edhe katër ndeshje të tjera më tepër, ndaj arriti një mesatare vetëm 1.23 gola për lojë.

Dymbëdhjetë muaj më parë ai përputhet me 12 golat që ka shënuar këtë herë, por kishte luajtur në mënyrë të ngjashme 13 herë për “Los Blancos” në krahasim me nëntë udhëtimet që kishte nën drejtimin e Zinedine Zidane, deri më tani, këtë vit. Rikthimi i Ronaldos në formë, nëse vazhdon, mund ta shtyjë atë në betejën e “Ballon d’Or” në fund të vitit, pavarësisht se Lionel Messi është konsideruar favorit, pas një sezoni të shkëlqyer të La Liga-s. “Unë kurrë nuk kam ëndërruar ta fitoj “Topin e Artë” pesë herë, – tha Ronaldo këtë javë. – Nëse më duhet ta përfundoj karrierën time tani, do të isha shumë i lumtur, por nëse do të fitoj një tjetër “Topin e Artë”, dy ose tre herë më shumë, do të isha i kënaqur me jetën. Edhe nëse nuk fitoj, unë e kam fituar tashmë pesë herë këtë trofe individual. Kam ende besimin dhe forcë për të konkurruar për çmimin… Çdo gjë që e ëndërrova, tani e kam arritur”.