‘Do na mungosh vëlla’, dedikimi prekës i shokut të 17-vjeçarit të vrarë në Durrës

Një ditë më parë humbi jetën tragjikisht 17-vjeçari, Anxhelo Gjokazaj në qytetin e Durrësit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një sherri banal me një bashkëmoshatarin e tij, Devi Lala. Anxhelo u qëllua me thikë, ai u dërguar me urgjencë në spital, por nga plagët e marra ndërroi jetë në spitalin rajonal.

Ndërkohë, menjëherë pas përhapjes së lajmit tragjik, miqtë e Anxhelos nuk i kanë kursyer dedikimet prekëse në rrjetet sociale.

“Jeta u tregoka shume e padrejt me me te miret… spo arrijm ta besojm qe tis do jesh me pran nesh…,

kjo eshte nje humbje e madhe ne zemrat tona. Do me mungosh shuum vella…

u prehsh ne paqe yll i qiellit tashme Angelo Gjokazaj”, shkruan një nga miqtë e tij në Facebook, ndërsa të tjerë shkruajnë se do t’u mungojë shoqëria e tij.