Interi i merr Juventusit një mbrojtës

Mbrojtësi i majtë i Juventusit, Këadëo Asamoah, ka pranuar që të kalojë te  Interi, me një kontratë prej tri vitesh. 

Ganezi  që mund të luajë edhe si mesfushor mbetet pa kontratë në fund të kampionatit.

Bianconerët nuk i kanë ofruar kontratë të re dhe ai ka filluar të mendojë për të ardhmen.

Asamoah ka qenë i lidhur me Galatasaraynë në verë, por sipas Corriere dello Sport ai ka arritur marrëveshje me Nerazzurrët.

Gazeta beson se kontrata e tij është për 3 vite dhe me një pagë prej 3 milionë euro.

Asamoha ka qenë pjesë e Juventusit që nga viti 2012, ku ka fituar gjithçka brenda këtyre viteve në futbollin italian.

Gana nuk është kualifikuar për në Kampionatin Botëror dhe Asamoah do të jetë i gatshëm të bashkohet që në fazën përgatitore.