E konfirmon presidenti, sulmuesi argjentinas tek Interi në verë

Presidenti i Racing Club, Victor Blanco, ka thënë se sulmuesi Lautaro Martinez do t’i bashkohet Interit me 90 %. 

Sulmuesi pritet të nënshkruajë me Nerazzurrët këtë verë, ndërsa tashmë kemi edhe një konfirmim nga klubi argjentinas.

“90 për qind është e kryer”.

“Tashmë ka një para kontratë të nënshkruar me Nerazzurrët”.

“Ai do të largohet për një shumë që ne besojmë se korrespondon me vlerën e tij”.

“Unë e shoh atë duke shkuar në Kupën e Botës, por kjo i mbetet Jorge Sampaolit të vendos”.

“Sa herë që ai vjen për të parë atë Lautaro është një yll i vërtetë, ai ka një pjekuri të pazakontë për moshën e tij”, ka thënë presidenti i Racing.

Drejtor Sportiv te Racing është legjenda e Interit, Diego Milito, i cili ka kryer bisedimet me Javier Zanettin.