VIDEO-FOTO/ Si dështoi tentativa e Ramës për ta marrë kokainën e Maminasit, 'për vete'

Kapja e 613 kilogramëve kokainë në Portin e Durrësit ka pas shumë pikëpyetje. Kryeministri po angazhon çdo mjet për ta paraqitur  këtë operacion si një histori suksesi të policisë shqiptare.

Nga ana tjetër ambasada amerikane i bëri një lexim jo shumë entuziast operacionit të Durrësit, duke e parë kapjen e një sasie kaq të madhe droge si një tregues i rritjes së trafikut të drogës.

I pari që përshëndeti aksionin ishte Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafa që mesa duket në entusiazëm e sipër pa menduar llogaritë e holla politike deklaroi se aksioni ishte rezultat i bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, por më vonë u mundua të korrigjojë veten pa sukses.

Të paktën dy media duke iu referuar burimeve flasin për sinjalizim partnerët. Mediat publikuan të premten artikuj të mediave meksikane ku nënvizohej ndihma e shërbimeve partnere dhe e ushtrisë kolumbiane.

Ndërsa Top Channel thotë se njoftimi sipas Prokurorisë i është bërë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganeve në Tiranë, nga autoritetet italiane në datën 27 shkurt.  

Fill pas këtyre publikimeve në platformën televizive on-line të kryeministrit u shfaq zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në një intervistë ku ripërsërit qëndrimin se nga partnerët nuk ka patur asnjë sinjalizim.

Kryeministri është i vetëdijshëm se përfshirja e zyrtarëve të policisë në trafikun e drogës ka njollosur keq imazhin e uniformave blu.

Qershia mbi tortë është  ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, ku prova me e fortë e implikimit të ish-kampionit siç e cilësonte zoti Rama është përdorimi i makinës së ish-ministrit nga grupi i Habilajve, i akuzuar për trafikimin e tonelatave kanabis në Itali.

Tani është momenti për Dafinat dhe kryeministrin po bën  edhe rolin e drejtorit të Redaksisë së lajmeve në  ERTV për të fituar lojën e përshtypjeve, pavarësisht se cila është e vërteta në këtë rast.

Marrë nga Respublica, titulli i SYRI.net