Zhduket aktorja e njohur shqiptare/ Familja apel për ndihmë

Lajmi se një aktore shqiptare që jeton në SHBA është zhdukur pa lënë gjurmë, ka bërë xhiron e mediave botërore. Mësohet se Adea Shabani, shqiptarja nga Maqedonia që ka luajtur në filmin “All or nothing” rezulton e zhdukur që prej të premtes së kaluar, duke mbushur sot fiks një javë.

25-vjeçarja jeton prej 2 vitesh në Los Angeles, për të ndjekur ëndrrën e saj drejt Hollyëood-it. Shqiptarja studion për aktrim, ndërsa hera e fundit që ishte parë ishte pikërisht më 23 shkurt afër bllokut 1700 në Wilcox Avenue, disa blloqe larg Teatrit të Famshëm Kinez në mes të Hollyëood.

‘Daily Mail’ shkruan se nëna e aktores, e cila udhëtoi nga Maqedonia drejt SHBA-ve, pasi bëri denoncimin në polici angazhoi dhe një hetues privat për të rënë në gjurmët e vajzës së saj.

“Diçka po ndodh me të. Nuk e dimë ku është. Është kaq e trishtueshme, shpresojmë të jetë gjallë”, tha shoqja e Adeas, Emma Joe.